Reagim konkret, çifti Clooney në marshimin kundër armëve

Mediale Vip

Reagim konkret, çifti Clooney në marshimin kundër armëve

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:33
George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal

Jo vetëm fjalë, por reagim konkret. George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, kanë dhuruar 500 mijë dollarë në mbështetje të organizimit të një manifestimi të madh më 24 mars, në Uashington për të kërkuar kontroll më të rreptë mbi armët.

Protesta e quajtur Marshim për jetët tona u thirr pas sulmit të së mërkurës së kaluar në një shkollë në Parkland të Floridas, ku një ish nxënës 19-vjeçar, Nikolas Cruz, vrau 17 persona.

“Amal dhe unë jemi frymëzuar shumë nga kurajoja dhe elokuenca e të rinjve të gjimnazit Stoneman Douglas”, ka thënë Clooney në një deklaratë.

“Familja jonë do të jetë e pranishme më 24 mars përkrah kësaj gjenerate të pabesueshme të të rinjve të ardhur nga i gjithë vendi dhe në emër të fëmijëve tanë, Ella dhe Aleksander dhurojmë 500 mijë dollarë për të ndihmuar në financimin e këtij eventi. Nga kjo varet jeta e fëmijëve tanë”, shkruan Clooney.

Disa yje kanë ngritur zërin për të kërkuar kontroll më të ashpër mbi armatimet, mes tyre Jennifer Lopez e Luis Fonsi, Kim Kardashian dhe Ellen de Generes. Të tjerë emra të njohur të botës së spektaklit po ndjekin shembullin e Clooney.

Janë angazhuar që të dhurojnë shifra të njëjta Oprah Winfrey, regjisori Steven Spielberg dhe bashkëshortja e tij, producenti Jeffrey Katzenberg etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat