Flet Majk, tregon të vërteten e lidhjes se tij me Melita Nushin

Mediale Vip

Flet Majk, tregon të vërteten e lidhjes se tij me Melita Nushin

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Majk dhe Melita Nushi

Reperi i njohur Majk këto ditë ka qenë kryelajm në mediet rozë.

Kjo për faktin pasi që ka disa javë kur ai ishte parë me një vajzë e për të cilën u komentua se ajo është e dashura e tij e re.

E vetëm pak më parë në medie qarkulluan disa lajme ku Majk ishte kapur përsëri me po të njëjtën vajzë për të cilën thuhet se është modelja Melita Nushi.

Përveç kësaj u tha se dyshja ishin fotografuar së bashku në një ordinancë gjinekologjike.

Mirëpo, Majk ka treguar se këto nuk janë të vërteta.

Ai thotë se nuk e di as për çfarë bëhet fjalë.

“Jo more çfarë nuk e di qa paskan thon”, është shprehur ai.

Modelja nga Prishtina Melita Nushi, edhe pse nuk është shumë në vëmendjen e medieve, njihet si njëra nga femrat më të bukura dhe më seksi.

Kujtojmë se Majku ka qenë shumë i komentuar edhe për lidhjen e tij me tashmë ish-të dashurën e tij Majlinda Zekën.

Majku e Majlinda para disa muajve u bënë prindër për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat