Në Hollywood nuk ka integritet - Bota Sot
Në Hollywood nuk ka integritet

Mediale Vip

Në Hollywood nuk ka integritet

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:12
Megan Fox

Hollywoodi nuk është aq joshës sa duket në shikim të parë, ka thënë aktorja Megan Fox.

Edhe pse shumë ende e shohin atë si një aktore e re, ajo ka pasur një karrierë të plotë 17-vjeçare, gjatë së cilës ishte në gjendje të di edhe anën tjetër të Hollywoodit.

Në intervistën për revistën Prestige, Megan Fox theksoi se gratë në industrinë e filmit janë nënvlerësuar.

"Kur ju punoni në filma të mëdha, për të cilat disa studio ndajnë 100 apo më shumë milionë buxhet, vlera e jetës njerëzore nuk është asgjë. Njerëzit janë lënduar në atë proces. Ka shumë gjëra të errëta dhe negative që janë duke ndodhur në grup. Ato kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet drejtorit dhe aktorëve, sidomos mes aktoreve. Nuk ka asnjë moral, as integriteti i sistemit të studiove të Hollywoodit. E gjitha vjen për shkak të lakmisë së pastër”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat