Ed Sheeran ka thënë se dëshiron të realizojë një këngë për garën e këngës Eurovizion, që të prezantojë Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë Sheeran ka thënë se nuk do që të performojë ai.
“Do të doja ta kompozoja një këngë për Evrovizion. Nuk e di në qoftë se do të konkurroja për të performuar. Mirëpo nuk besoj se pjesa tjetër e Evropës dëshiron që Britania të fitojë, për shkak të historisë dhe disa gjerave të tjera” është shprehur Sheeran.
Britani nuk ka fituar në Evrovizion që nga viti 1997.
Albumi i fundit i Sheeran “÷” (Divide), ishte një hit në mbarë botën si dhe ishte albumi më i shitur i vitit 2017 nëpër vende si Danimarka, Franca, Italia, Suedia dhe Norvegjia.