Këngëtarja Elvana Gjata nuk ka të ndalur me sukseset e saj.
Ajo së fundmi ka lansuar albumin me këngë live session të cilat menjëherë pas publikimit kanë filluar të pëlqehen nga ana e publikut.
Këtë gjë e dëshmon fakti se Elvana po dëgjohet kudo nëpër botë.
Nëse deri dje këngët e saj u lëshuan në Afganistan, sonte ajo u dëgjua në Beograd, atje ku gjuha shqipe nuk dëshirohet fare.
Përpos kësaj, këngëtarja Gjata ka mbledhur me miliona klikime në këto këngë!