Kate Perry kritikohet për koncertin në Barcelonë

Mediale Vip

Kate Perry kritikohet për koncertin në Barcelonë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:11
Kate Perry

Njoftimi për koncertin e saj të rradhës nuk i ka lënë indiferentë fansat.

Bëhet fjalë për këngëtaren Katy Perry, e cila në rrjetet sociale ka njoftuar se në 28 qershor do të mbajë koncertin e saj në Barcelonë, në kuadër të turit të “Witness The Tour”.

Video e postuar, e cila anonçonte koncertin e saj, ngjalli një sërë polemikash nga fansat të cilët nuk e shohin mirë që klipi është realizuar pranë posterit të kombëtares spanjolle.

Në profilin e Kate Perry janë ngritur një sërë polemikash dhe sulmesh, midis atyre në favor dhe atyre që janë kundër pavarësisë katalanase.

Për disa orë ka pasur fraza si: “Mos bëni gabime, Barcelona nuk konsiderohet pjesë e Spanjës” ose “Barcelona nuk është Spanja” por gjithashtu “Katalonia është dhe do të jetë gjithmonë pjesë e Spanjës”.

Nuk dihet nëse artistja 33 vjeçare është e vetëdijshme për gjendjen e tanishme politike në Katalonja.

Ndërkohë, për momentin nuk i është përgjigjur fansave të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat