Aktorja e filmave pornografikë padit presidentin Trump

Mediale Vip

Aktorja e filmave pornografikë padit presidentin Trump

Më: 7 mars 2018 Në ora: 07:23
Stormy Daniels

Stormy Daniels do ta çojë presidentin amerikan Donald Trump në gjykatë, shkruan Daily News.

Ylli i pornografisë, Stormy Daniels, e cila është në qendër të vëmendjes për shkak të pretendimeve mbi një aferë seksuale me presidentin e tanishëm amerikan, ka ngritur padi kundër Donald Trump ditën e martë, duke thënë se ai kurrë nuk nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës ylli i filmave pornografikë nuk do të zbulonte aferën e tyre seksuale, në këmbim të 130.000 dollarëve.

Stormy, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, thotë se marrëveshja e rënë dakord për lidhjen e saj "intime" me Trump është e pavlefshme, edhe pse ajo dhe avokati personal i Trump, Michael Cohen e nënshkruan atë, por jo edhe Trump. Cohen dhe presidenti Trump ende nuk kanë komentuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat