Mariah Carey fillon të punojë në albumin e ri me Roc Nation

Mediale Vip

Mariah Carey fillon të punojë në albumin e ri me Roc Nation

Më: 8 mars 2018 Në ora: 14:34
Mariah Carey

Mariah Carey është gati për një epokë të re në karrierën e saj.

Pasi sqaroi detajet kontraktuale me labelin e mëparshëm dhe pasi nënshkroi me Roc Nation, këngëtarja e njohur ka filluar të punojë në albumin e ri me ndihmë të vogël nga bosi i saj i ri, Jay Z.

Në intervistën e saj për V Magazine, Carey ka folur për hapjen e mendimeve të saj me Jay Z.

“Unë jam në studio duke filluar një album me muzikë të rregullt, që do të thotë se s’po bëj album festiv për Krishtilndje. Unë jam gati për një ri-fillim. Po punoj me Roc Nation dhe kjo është e mrekullueshme”, potencoi Mariah Carey.

Projekti është në fazën e hershme, teksa këngët tashmë janë vendosur dhe janë duke u punuar në studiot e Roc Nation.

Edhe më parë Mariah ka punuar me Jay Z në këngët si “Heartbreaker”, “You Got Me” dhe “Things That U Do”.

Ky do të jetë albumi i parë për Mariah Carey që prej vitit 2014, kurse ajo u paraqit edhe në një remiks me French Montanan të këngës “Unforgettable”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat