Me shumë mundësi makina juaj kushton më pak se kjo veshje e Arminës: Zbuloni çmimin

Mediale Vip

Me shumë mundësi makina juaj kushton më pak se kjo veshje e Arminës: Zbuloni çmimin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 16:29
Armina Mevlani

Ajo është një nga blogeret më të famshme shqiptare dhe ndër të vemtet që çdo sezon është e ftuar në muajin e modës për të ndjekur sfilatat e stilistëve me famë botërore.

Një gjë e tillë sigurisht nënkupton veshje të shtrenjta dhe luksoze, por duket se me veshjen e saj të pak ditëve më parë, Armina Mevlani ka tejkaluar pritshmëritë.

Ajo ka qenë e ftuar në një sfilatë në javën e modës në Paris ku është shfaqur e veshur me një fustan të kuq me kuadrata në formë xhakete të markës Balmain. Dhe fustani i blogeres kushton jo pak, por 3125 euro, sipas faqes në Instagram "Whattheywearin”.

Mevlani është pyetur edhe më parë për shpenzimet e saj marramendëse në veshje dhe udhëtime, por ajo ka shpjeguar se gjithçka vjen falë bizneseve të saj dhe punës si blogere.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat