Kida pozon pa reçiepta, shfaqet provokuese në imazhin e fundit

Mediale Vip

Kida pozon pa reçiepta, shfaqet provokuese në imazhin e fundit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 19:45
Kida

Këngëtarja Kida është e pëlqyer në masë të madhe nga moshat e reja.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Sot (e enjte), me rastin e festës së 8 marsit, ajo publikoi një fotografi me të ëmën e saj, ku i shprehi urimet për këtë festë.

Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit një fotografi mjaft provokuese.

Kësaj radhe, këngëtarja shfaqet mjaft atraktive, e veshur me një setër të zezë, ndërsa provokon te pjesa e gjoksit, duke u shfaqur pa reçipeta.

“Lufto si një vajzë”, është mbishkrimi që Kida ka lënë në këtë fotografi, të realizuar nga Norik Uka.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat në këtë fotografi nuk kanë munguar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat