Tmerrohet nga frika - Bota Sot
Tmerrohet nga frika

Mediale Vip

Tmerrohet nga frika

Më: 11 mars 2018 Në ora: 22:21
Manekinia britanike Katie Piper

Manekinia britanike Katie Piper thotë se ka net që nuk fle për shkak të frikës.

Ajo ka marrë vesh se sulmuesi i saj Stefan Sylvestre, i cili në vitin 2009 u dënua me burg të përjetshëm, pasi i kishte hedhur acid në fytyrë, mund të lirohet, pas kërkesës për lirim me kusht.

"Për shkak të të gjitha këtyre, kam probleme të tmerrshme me gjumë. Shpesh pi qumësht, pasi më ndihmon për gjumë”, thotë Piper. 

Katie në vitin 2008 ishte Miss Winchestea. Ish i dashuri i saj Daniel Lynch (41), të cilin e kishte njohur përmes internetit, atë kohë kishte huazuar mikun 20-vjeçar Sylvestre që të sulmojë brutalisht manekinen.

Ditën e kobshme, Lynch e kishte dhunuar dhe e kishte keqtrajtuar për tetë orë në dhomën e hotelit. Dy ditë më vonë e ftoi për kafe në mënyrë që t’i sqarojë problemin, por kur Piper e refuzoi, ai dërgoi mikun për t’i hedhur acidin në fytyrë.

Sylvestre, i cili ka kaluar vetëm tetë vjet në burg, tash mund të lirohet me kusht. Seanca gjyqësore lidhur me këtë do të mbahet në muajin prill të këtij viti. Një kërkesë të ngjashme kishte bërë edhe në vitin 2015, por atëherë ajo i ishte refuzuar.

Katie për përvojën e saj tragjike ka shkruar tre libra dhe për shkak të anës së saj pozitive, ajo fitoi zemrat e njerëzve në gjithë botën.

Britanikja në vitin 2011 u shpall femra e vitit. Ajo u martua me Richard James Sutton në vitin 2015 dhe çifti ka vajzat Belle Elizabeth (3) dhe Penelope Diane, tremuajshe. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test