Nuk ka më mister, fëmija i princit William dhe Kate, mund të lind në një ditë speciale

Mediale Vip

Nuk ka më mister, fëmija i princit William dhe Kate, mund të lind në një ditë speciale

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:21
Princi William dhe Kate

Teksa po afrohet data kur do të lind fëmija i tretë i çiftit mbretëror të Kate Middleton dhe Princit William, zërat e shumtë thonë se bebja ka shanse të vijë në jetë në një ditë vërtet të veçantë për çiftin e famshëm.

Dukesha e Kembrixhit dhe Princi William, mund të bëhen prindër për herë të tretë, pikërisht në 29 Prill, datë e cila përkon edhe me përvjetorin e shtatë të martesës së tyre. Pronari i librarive Coral në Britaninë e Madhe, është shprehur se tashmë kanë nisur zyrtarisht bastet se kur mendohet të lind foshnja i tretë i çiftit mbretëror. Dhe duke ju referuar rezultateve, shanset janë 8 me 1 për datën 29 prill, dhe 4 me 1 për datën 23 prill, e cila shenjon një festë zyrtare në Angli.

Sipas revistës britanike Hello, nëse fëmija i Kate dhe William do të lind në përvjetorin e tyre të dasmës, kjo do e bënte edhe më të veçantë ditën, pasi do të shënonte edhe fillimin e një festimi të dyfshitë vjetor për të gjithë Britaninë e Madhe. Çifti ka zgjedhur të mos e zbulojë gjininë e fëmijë së tyre të tretë, duke e mbajtur surprizë për të gjithë.

Pritet që Kate të lind në spitalin privat Shën Maria në Londër, ashtu siç bëri edhe me dy fëmijët e tjerë, Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat