Rozana Radi dedikim prekës Fiorit: Do i tregojmë nipërve "kujtimet e vajzave të guximshme"!

Mediale Vip

Rozana Radi dedikim prekës Fiorit: Do i tregojmë nipërve "kujtimet e vajzave të guximshme"!

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:25
Rozana Radi

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka publikuar në rrjete sociale një urim mjaft të ndjerë për miken e saj të zemrës dhe bashkëpunëtoren e saj Fiori Dardha.

“Ditet e lindjes na kujtojne sa i bukur dhe i veshtir njekohesisht ka qene rrugetimi i jetes tone! Kujtime vajzash te cilat pas shume sakrificash ne nje fare menyre ja dolen te realizojne deshirat e tyre. 

Sot e 100 vite ne ditet tona te lindjes ne do kujtojme perhere te qeshurat, lotet, zenkat, perqafimet e ne fund jemi po ne , ato qe kemi qene gjithmone ! Dhe nje dite nese Zoti e ka shkruar do ulemi me nje kafe turke perpara ne ditelindjet e njera tjetres duke i treguar niperve e mbesave "kujtimet e vajzave te guximshme"  PS - (Si gjithmone ti do mundohesh te me besh me faj mua qe skam faj fare) 

Nejse ke ditelindjen te fjalet. Madje une them qe ditelindjen tende ta shpallim feste Kombetare 100 vjec Abelit dhe mamit te Abelit,”-përfundon Rozana  në rrjete sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat