Shia LaBeouf: Më përdhunuan nënën dhe ende po fle me armë nën kokë

Mediale Vip

Shia LaBeouf: Më përdhunuan nënën dhe ende po fle me armë nën kokë

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:18
Shia LaBeouf

Pasi gjykata i shqiptoi një dënim dhjetëditor në rehabilitimin, Shia LaBeouf ka vendosur për të folur rreth burimeve të problemeve.

Në intervistën e parë me revistën Esquire, ka zbuluar se edhe në ditën e sotme po jeton me një armë nën jastëk.

Gjersa ishte fëmija një njeri i panjohur ia përdhunoi nënën në një banesë në Tujungi. Ai ishte në shtrat në atë kohë dhe dëgjoi gjithçka. Policia kurrë nuk e arrestoi sulmuesin.

“Tmerrësisht jam frikësuar . Kur isha në rehabilitim vitin e kaluar, më thanë se vuaja nga çrregullim i stresit posttraumatik”, tha ai.

“Herën e parë që unë u arrestua në të vërtetë, gjithçka erdhi prej saj. Një djalë hyri dhunshëm në veturën e nënës sime dhe mendova që duhej të hakmarresha për nënën time. Shkova në drejtim të atij djalit me një thikë në dorë, por nuk e pashë atë. Kisha frikë gjithmonë se dikush po vinte. Gjithë jetën time”, tha aktori.

Ai u arrestua vitin e kaluar pasi ofendoi policët amerikanë në baza raciste.

“Ajo që ndodhi atëherë ishte e tmerrshme. Mendoja për mangësitë e të bardhëve, dëshpërimin, katastrofën. Kam gabuar. Unë u përpoqa që ta shfajësojë veten për urdhër arrestin”, tha ai duke iu kërkuar të gjithëve falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat