48 vite diferencë, kompozitori kapet mat me të dashurën

Mediale Vip

48 vite diferencë, kompozitori kapet mat me të dashurën

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:32
Don McLean është fotografuar duke dalë nga hoteli në Londër me të dashurën Paris Dylan

Plotë 48 vite është diferenca mes tyre, por duket se po jetojnë një romancë të bukur.

Bëhet fjalë për kompozitori amerikan, Don McLean, i cili është fotografuar duke dalë nga hoteli në Londër me të dashurën Paris Dylan, 24 vjeçe.

Ai dukej shumë i qetë duke ecur, ndërsa pranë tij qëndronte bukuroshja, e veshur me një fustan ku kishte ekspozuar linjat e saj trupore.

Romanca e tyre u bë publike vitin e kaluar, ku të gjithë filluan dyshimet se shumë shpejt do shpallej fejesa mes tyre.

Gjatë një interviste, 24-vjecarja e quajti veten superfanse të këngëtarit të muzikës folk duke thënë: “Unë duhet të shoh këngët e tij të paktën tre herë në ditë.”

Modelja më parë ka qenë shpesh herë imazh i revistave të njohura si Maxim dhe Playboy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat