Paditet kompania e Kanye West

Mediale Vip

Paditet kompania e Kanye West

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:25
Kompania e rrobave e Kanye West

Kompania e rrobave e Kanye West është duke u paditur për kopjimin e dizajneve të kamuflazhit.

Yeezy Apparel dhe Unknwn janë paditur nga Jordan Outdoor Enterprises për duksat me dizajn kamuflazh, çizmet e gjata, bluzat dhe gjëra të tjera me të njëjtin dizajn.

Sipas padisë, Jordan ka shenja dalluese në linjën e tyre dhe kompania e Kanye ka përdorë të njëjtin dizajn. Kompania e Kanye fillimisht kishte kontaktuar me Jordan për përdorimin e dizajnit, mirëpo nuk ishte përgjigjur pasi këta të fundit i kishin thënë se kanë nevojë për licencim.

E tani Jordan po kërkon dëmshpërblim si dhe ndalimin e përdorimit të dizajnit të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat