Gjiko flet për herë të parë pas sherrit me Blunt, befason me përgjigjen - Bota Sot
Gjiko flet për herë të parë pas sherrit me Blunt, befason me përgjigjen

Mediale Vip

E enjte, 18 tetor 2018

Gjiko flet për herë të parë pas sherrit me Blunt, befason me përgjigjen

Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:30
Ledri/Dj Blunt/Gjiko

Dj Blunt, Real 1, Ledri dhe Gjiko kanë qenë kryetemë e medieve rozë javët e fundit.

Blunt dhe Real kishin ‘ngacmuar’ përmes rrjeteve sociale dy reperët, e ky lajm bëri xhiron.

Mbrëmë, reperi Gjiko ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku shpalosi shumëçka nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe lidhur me sherrin mes tyre, por duke mos dashur ta komentojë ai dha një përgjigje interesante.

“Kjo nuk është temë për televizor. Nuk ia vlen. Unë s’kam dalë këtu që të bëj marketing pa para!”

Ndërsa, i pyetur se a mund të ishte kjo mosmarrëveshje vetëm për të marrë vëmendje, ai shtoi  “S’ma merr mendja se mund të bëhemi aq të pashpirt dhe aq të këqinj e të ulët… Unë nuk merrem shumë me këto gjëra se i kam 99 punë për të bërë dhe asnjë k*rvë nuk është 1!”.

Ermali nuk i kishte lënë anash ‘ngacmimet’ gjatë gjithë mbrëmjes lidhur me këtë çështje, ai e kishte pyetur Kejvinën se cili është reperi i saj i preferuar, e përgjigja  e saj ishte “Dj Blunt”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test