Kur dalin në shitje dhe sa kushtojnë biletat e koncertit të Dua Lipës?

Mediale Vip

Kur dalin në shitje dhe sa kushtojnë biletat e koncertit të Dua Lipës?

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:53
Dua Lipa

Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë, si pjesë e turneut të saj në Europë, do të mbahet me 10-të gusht, dhe për një ngjarje të përmasave të tilla, nuk do fjalë që interesimi do jetë i madh.

Këngëtarja Lipa ditë më parë e ka paralajmëruar në profilin e saj në Instagram datën e ardhjes në Prishtinë dhe po ashtu, u bë e ditur se Albert Stanaj do ta shoqërojë në performancën e vendlindjes.

Por kur do dalin në shitje biletat e koncertit që do mbahet verës dhe sa do të kushtojnë ato?

Sipas babait të Duas, Dukagjin Lipës që sonte i ftuar në Nd’rrimin e Natës shpalosë shumëçka, biletat në shitje dalin në fund të marsit ndërsa çmimi i tyre do jetë në përputhje me standradin e qyettarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat