Unikkatili paralajmëron: Kënga e re vjen më 22 mars

Mediale Vip

Unikkatili paralajmëron: Kënga e re vjen më 22 mars

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:10
Unikkatil

Reperi i njohur shqiptar, që prej vitesh jeton në ShBA, Unikkatili, është ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në të gjitha trevat shqiptare.

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak aktiv në muzikë, ai ka treguar se nuk do të jetë e njëjta gjë edhe këtë vit.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Unikkatili ka paralajmëruar se kënga e tij e re do të vijë më 22 mars.

“Ni send t’rí po e çes me 22 Mars!! Veç fillimi ky”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, “Kryt Nalt” është kënga e tij më e fundit, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin 2po2.

Mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e radhës nga reperi i shumë-pëlqyer nga shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat