Modelja e njohur që nuk harron Shqipërinë, ja si e ka veshur të bijën

Mediale Vip

Modelja e njohur që nuk harron Shqipërinë, ja si e ka veshur të bijën

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:50
Emina Cunmulaj

Shumë personazhe VIP janë larguar nga Shqipëria për të ndërtuar karrierën jashtë vendit, por ata nuk harrojnë traditat shqiptare.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me modelen e njohur Emina Cunmulaj, e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është e martuar me një biznesmen të huaj. Çifti ka një vajzë dy vjeçe.

Pavarësisht se vajza e saj ka lindur në SHBA, në asnjë moment nuk harron që ti mësojë asaj gjithçka për origjinën e saj.

Në rrjetin social “Instagram”, Emina publikon video të shumta teksa i flet shqip të bijës. Edhe një ditë më parë, ajo ka postuar në “Instastorie” pamje ku shfaqet vajza e vogël, e cila mban veshur bluzën me flamurin shqiptar.

Gjithashtu në video modelja i flet shqip vajzës së saj, e cila arrin ta kuptojë shumë mirë. Ndërkohë kujtojmë se Emina është në pritje të fëmijë së dytë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat