Zaimina del në shëtitje me vajzën e saj Khloe, shikoni sa bukur duket ajo!

Mediale Vip

Zaimina del në shëtitje me vajzën e saj Khloe, shikoni sa bukur duket ajo!

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:07
Zaimina Vasjari me vajzën

Ka afro dy muaj që është bërë nënë për herë të parë.

Është kjo këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari e cila për shumë kohë mbajti të fshehur lidhjen e saj nga mediat.

Më 29 janar ajo solli në jetë vajzën të quajtur Khloe, ndërsa ishte pikërisht data 8 mars kur ajo dhe i zbuloi fytyrën për herë të parë.

Së fundi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi teksa ka nxjerrë për shëtitje me vajzën e saj.

E veshur me bluzë të zezë, pantallona ngjyrë hiri të cilat i ka kombinuar më së miri me një palë sandale me takë, ku sipër krahëve ka hedhur një peliçe ngjyrë të verdhë, Zaimina po duket e mrekullueshme.

Ajo çfarë bie në sy është se Zaimina ka arritur ti rikthej format trupore vetëm pak kohë pas lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat