Pas lajmeve për ndërhyrje estetike, reagon Almeda Abazi

Mediale Vip

Pas lajmeve për ndërhyrje estetike, reagon Almeda Abazi

Më: 30 mars 2018 Në ora: 17:16
Almeda Abazi

Almeda Abazi është modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Turqi.

Ajo është e martuar për aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, e kjo gjë bën që të jetë shumë shpesh cak i thashethemeve.

Këto ditë, Almeda është rikthyer në Shqipëri, ku është angazhuar në drejtimin e “Dancing With The Stars”.

Në mediet turke kanë qarkulluar thashetheme se bukuroshja shqiptare ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, duke bërë ngritjen e mollëzave.

Kjo gjë bëri që Almeda të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera ajo ka shkruar “Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mija të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat