10 vjet pas sulmit me acid i kthehet buzëkuqit

Mediale Vip

10 vjet pas sulmit me acid i kthehet buzëkuqit

Më: 3 prill 2018 Në ora: 10:42
Katie Paper

Katie Paper u ka thënë fansave të kthejnë energjinë në një postim motivues në Instagram, ndërsa shënon dhjetë vjet të sulmit të tmerrshëm me acid.

Prezantuesja 34-vjeçare e televizionit ka shpërndarë një fotografi ku duket pa sytjena, derisa vendos grimin, një dekadës pas ditës së tmerrshme.

Në postim, Katie u ka thënë fansave që të mos lejojnë askënd t’i kontrollojë, ndërsa ajo ka gjetur motivimin e saj për t’u kthyer në jetë pas sulmit.

Modelja ishte sulmuar nga ish- i dashuri Danny Lynch, në vitin 2008. Ai i kishte hedhur në fytyrë acid sulfurik, duke e lënë pjesërisht të verbër dhe me shumë lëndime në fytyrë, fyt, duar, krahë dhe gjoks.

Që nga ajo kohë Katie është marrë me kampanja dhe punë bamirësie për viktimat që kanë pasur fat të ngjashëm me të.

Pas postimit në Instagram, Katie ka marrë mbështetje të fuqishme nga fansat, duke thënë se ajo është një grua e bukur dhe inspiruese, pavarësisht tmerrit që kishte përjetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat