17 ditë pas lindjes, nuk do ta besoni se si duket trupi i Chiara Ferragni-t!

Mediale Vip

17 ditë pas lindjes, nuk do ta besoni se si duket trupi i Chiara Ferragni-t!

Më: 6 prill 2018 Në ora: 17:56
Chiara Ferragni

Aktiviteti i Chiara Ferragni-t duket i pandalshëm. Ndonëse e ndajnë vetëm 17 ditë nga ardhja në jetë e Leos, blogerja ka lançuar aktualisht linjën e veshjeve në bashkëpunim me Disney, gjë që i ka gëzuar pa masë fansat. Së bashku me Fedez, çifti ndodhen aktualisht në Beverly Hills, ndërsa familjet e të dy palëve i janë bashkuar Chiara-s dhe këngëtarit në SHBA.

Përpos postimeve të shumta, protagonist i së cilave është Leo, Ferragni ka publikuar dje një video nga salla e palestrës. “Akoma shumë punë përpara, por trupi ynë është vërtetë i mrekullueshëm. Barku, 17 ditë pas lindjes natyrale”, ka shkruar blogerja, teksa pamjet janë vërtetë surprizuese. Trupi i Chiara-s, i kthyer në formë njësoj si më parë, e vështirë të kuptosh se ç’punë e mëtejshme i duhet Ferragni-t për të arritur aty ku duhet.

Edhe gjatë shtatzënisë, blogerja nuk shtoi shumë në peshë, madje barku i rrumbullakosur ishte ai që na kujtonte se Chiara po përjetonte pritjen e ëmbël. I vogli Leo ka qenë i mbarë në çdo drejtim!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat