Pasi u shpall videoja më e shikuar, Despacito zhduket nga YouTube

Mediale Vip

Pasi u shpall videoja më e shikuar, Despacito zhduket nga YouTube

Më: 10 prill 2018 Në ora: 14:24
Despacito

Despacito, videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube është “fshirë” nga një hakim i dhjetëra videove muzikore të Vevo.

Hiti i këngëtarit nga Puerto Rico Lusi Fonsi u bë video më e parë në YouTube duke arritur 5 miliardë shikime disa ditë më parë.

Tashmë shfaqen një video me skenën nga “La casa de Papel”, ku janë figura të maskuara me armë para kamerave.

Artistë të tjerë, përfshirë Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Sëift janë prekur nga ky hakerim i dyshimtë.

Duke e quajtur veten Prosox dhe Kuroi’sh, hakerat kanë shkruar “Free Palestine” poshtë videos. Kur përdoruesit përpiqen të shohin videon, ajo thotë se nuk është e mundur. Klipi origjinal është postuar nga Vevo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat