Dua Lipa për ‘Guardian’: E dija që në Kosovë s’do arrija suksese ndërkombëtare

Mediale Vip

Dua Lipa për ‘Guardian’: E dija që në Kosovë s’do arrija suksese ndërkombëtare

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:18
Dua Lipa

Këngëtarja kosovare Dua Lipa në një intervistë të fundit për 'The Guardian' ka shpalosur detaje nga jeta e saj dhe fillimet e para të karrierës.

Ajo, ka treguar për kohën kur familja e saj erdhën nga Londra në Kosovë kur ajo ishte vetëm 11 vjeçare mirëpo rikthimi në vendin ku arriti shumë suksese u bë kur mbushi 14 vjet atëherë edhe kur zbuloi talentin që kishte.

Këngëtarja e shumë hitve botëror në intervistën në fjalë ka treguar se atëkohë ka nisur të dëgjojë këngë në gjuhën angeleze dhe thotë se e ka ditur se në Kosovë nuk do të mund të arrinte suksese të mëdha ndërkombëtare andaj ka kërkuar nga prindërit rikthimin në Londër ani pse babai i saj Dukagjin Lipa kishte fituar një punë në Kosovë prandaj e kishte braktisur Londën.

”E dija se nuk do të isha në gjendje që të arrija sukses në shkallë botërore duke jetuar në Kosovë”, tha ajo.

Dua ka treguar gjithashtu se dikur nuk i ka pëlqyer emri i saj të cilin ia ka vënë gjyshja mirëop sot ndihet krenare

Lipa, që vitin e shkuar, fitoi shumë çmime ndërkombëtare, ka thënë se muzika duhet të sjellë argëtim te njerëzit.

Ajo ka folur edhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat në të kaluarën.

Lipa ka pasur edhe mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët duke thënë se “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa e pasur të domosdoshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat