The Weeknd qan gjatë performancës në Coachella 2018 - Bota Sot
The Weeknd qan gjatë performancës në Coachella 2018

Mediale Vip

The Weeknd qan gjatë performancës në Coachella 2018

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:52
The Weeknd

Një prej këngëtarëve më të mirë të momentit në botë, The Weeknd, ka realizuar një performancë të shkëlqyer në festivalin Coachella 2018.

The Weeknd pati performancën më të mirë në karrierë në festivalin i cili mbahet në Indi të Kalifornisë.

Mblodhi qindra mijëra adhurues në skenën gjigante të cilën e ndërtoi me pjesë nga klipi i fundit i tij.

Dhe, pikërisht është këngëtari me zë të veçantë ai që së fundmi tërhoqi vëmendjen me albumin e tij “My Dear Melancholy” ku disa prej këngëve të tij u bënë hite në ditët e para.

Në një prej këngëve të cilat i përformoi, “Call Out My Name”, ai edhe ka qarë në skenë. Balada, ashtu si këngët tjera besohet se janë dedikim për Selena Gomezin, ish të dashurën e tij.

Pos tjerash, ai performoi edhe këngët tjera të reja nga albumi si “Hurt You” dhe “I Was Never There”, bashkë me hitet e vjetra të tij.

The Weeknd ka qenë shumë emocional kohëve të fundit në projektet e tij pas ngjarjeve në jetën private. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test