Almeda sheh fotot e Tolgahanit me një femër tjetër, ja si reagon

Mediale Vip

Almeda sheh fotot e Tolgahanit me një femër tjetër, ja si reagon

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:44
Almeda Abazi

Që prej kohës kur u kthye në Shqipëri për të prezantuar “Dancing With The Stars”, aktorja Almeda Abazi ka qenë kryefjala e çdo portali shqiptar dhe jo vetëm. Edhe mediat turke kanë reaguar për largimin e aktores nga vendi i tyre, duke lënë kështu për disa kohë vetëm bashkëshortin e saj turk, Tolgahanin.

Kësaj here bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin e së shtunës “Xing me Ermalin”, ku ka treguar më shumë për veten dhe jetën e saj dhe është bërë pjesë e disa lojërave argëtuese së bashku me Ermalin.

Por në një moment, për Almedën shfaqet në ekran një foto e bashkëshortit të saj duke u puthur me një femër tjetër.

“Është duke u puthur dhe të gjithë fansat më thonin hë rri ti”, tregon Almeda duke qeshur dhe duke lënë të kuptohet se Tolgahan e ka bërë këtë në kuadër të një roli në aktrim.

Edhe më parë aktorja ka treguar se është mësuar me faktin që mashkulli i saj puth femra të tjera për shkak të roleve të tij dhe ajo që në fillim të lidhjes së tyre e ka marrë parasysh këtë gjë, duke e pranuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat