“Uau e bukura e dheut, na trego sekretin”, këngëtarja e njohur mahnit Rudina Magjistarin

Mediale Vip

“Uau e bukura e dheut, na trego sekretin”, këngëtarja e njohur mahnit Rudina Magjistarin

Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:16
Rudina Magjistari dhe Rudina Magjistari

E ftuar pasditen e sotme te “Rudina”, është këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku për zërin, pamjen dhe ëmbëlsinë që e karakterizon, Mihrije Braha.

Me të hyrë në studio Mihrija, moderatorja Rudina Magjistari u mahnit dhe e komplimentoi: “E bukura e dheut” duke e pyetur më pas se cili është sekreti i saj që shfaqet gjithnjë në kaq formë.

Mihrije u shpreh se është dashuria e publikut që e bën të rrezatojë gjithmonë dhe e komplimentoi gjithashtu Rudinën.

“Pse u veshe me fustan të bardhë, për të kujtuar momentin e nusërisë?”, e pyeti Rudina këngëtaren e cila u shpreh se i dashuron fustanet, prandaj zgjodhi këtë.

“E bukur, elegante”, përfundoi me këto fjalë Rudina bisedën në këmbë me Mihrijen, për t’u ulur më pas dhe vazhduar intervistën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat