John Cena dhe Nikki Bella e filmuan ndarjen e tyre

Mediale Vip

John Cena dhe Nikki Bella e filmuan ndarjen e tyre

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:02
Nikki dhe John Cena,

Brie Bella ka folur për herë të parë që kur motra e saj binjake, Nikki, njoftoi ndarjen nga John Cena, javën e kaluar, duke thënë për People se çifti filmoi gjithë ndarjen e tyre për sezonin e ardhshëm të Total Bellas.

“John dhe Nicole ua kanë mundësuar fansave të shohin disa biseda shumë personale”, tha ajo.

“Bryan dhe unë thamë: ‘nuk mendoj se do t’iu lejojmë atyre t’i shohin ato biseda’, por ata po e lejojnë”.

Çifti u nda vetëm disa javë para se të martoheshin në një destinacion meksikan.

Brie tha se Nikii është mirë pas ndarjes.

“Motra ime ka më shumë forcë se çdo grua që njoh”, tha tutje Brie për People.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat