Madonna humb betejën ligjore

Mediale Vip

Madonna humb betejën ligjore

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:17
Madonna

Madonna ka humbur betejën ligjore kundër ish-asistentes të saj Darlene Lutz dhe shtëpisë së ankandeve “Gota have rock and roll’s”, e cila dy vite më parë nxori në shitje 22 objekte të saj personale, mes tyre një letër dashurie të reperit Tupac Shakur, një palë mbathje dhe një krehër me tufë flokësh të saj në të.

Popstarja arriti të bllokojë shitjen e objekteve në atë kohë, por tashme gjykata e Nju Jorkut la në fuqi vendimin e mëparshëm me argumentin se Madonna ka shkelur afatet kohore, pra e ka bërë kërkesën e saj tepër vonë.

Ankandi tashmë do të mbahet në muajin Korrik dhe letra e dashurisë e Tupac Shakur është vlerësuar 100 mijë dollarë.

Këngëtarja dhe reperi u takuan në fillim të viteve ‘90, por ka qenë Tupac ai që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies menjeherë dhe në 1995 i shkruan një letër emocionale,  plot me detaje personale ku i shpjegon arsyen e ndarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat