Bebe Rexha zbulon nga cila ‘sëmundje’ po vuan

Mediale Vip

Bebe Rexha zbulon nga cila ‘sëmundje’ po vuan

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:37
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha vazhdon të na bëjë krenarë gjithë shqiptarëve.

Këngëtarja është shumë aktive me projekte muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme të botës.

Gjatë ditës së djeshme, Bebe ka publikuar këngën “Ferrari”, të shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa ka njoftuar se në muajin qershor të do ta lansojë edhe albumin.

Angazhimet e shumta në muzikë, bëjnë që këngëtarja të lodhet dhe natyrisht edhe të qëndrojë pa gjumë.

Por, Bebe përmes një fotografie ka treguar se ka probleme serioze me gjumin, si pasojë qëndron e zgjuar çdo natë deri në orën 3 pas mesnate. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat