Deborah Xhako, shqiptarja që po mahnit në “The Voice of Italy”

Mediale Vip

Deborah Xhako, shqiptarja që po mahnit në “The Voice of Italy”

Më: 1 maj 2018 Në ora: 10:25
Deborah Xhako

20-vjeçarja shqiptare Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”. Falë zërit të saj brilant, Deborah e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, sot është në gjysmëfinale.

Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendetet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.

Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit. Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombasve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare por sepse ajo është një zë magjepës.

Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trainerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx. “Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, i tha ai në një nga netët e provës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat