Zbulohet arsyeja pse radiot dënuan Kanye West

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse radiot dënuan Kanye West

Më: 9 maj 2018 Në ora: 10:47
Kanye West

Disa radio në SHBA njoftuan se nuk do ta transmetojnë muzikën e Kanye West, pas deklaratave të bëra prej tij lidhur me skllavërinë.

West u përfshi nga një valë kritikash për mbështetjen ndaj Trump, që ka kritikuar Obamën, si dhe për faktin që e përkufizoi skllavërinë si “zgjedhje”. Emisioni radiofonik “The Morning Bounce”, në Detroit, njoftoi në rrjetet sociale se West e ka ekzagjeruar me deklaratat e bëra dhe se nuk duan më ta dëgjojnë muzikën e tij në kanalin e tyre: “Refuzojmë t’i japim të drejtën e një platforme për t’u shprehur”. Shembullin e këtij emisioni e ndoqën edhe disa radio të tjera, në SHBA.

Javën e kaluar, Kanye West deklaroi: “Kur dëgjon për 400 vjet skllavëri, duket si zgjedhje. Jemi mendërisht të burgosur”. Të gjithë u ndjen të mërzitur nga kjo deklaratë e tij dhe fansat po marin vendime që mos të jenë më pjesë e koncerteve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat