Fituesja e Eurovision hedh kunja për shqiptaren Eleni Foureira, ja çka thotë për të

Mediale Vip

Fituesja e Eurovision hedh kunja për shqiptaren Eleni Foureira, ja çka thotë për të

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:18
Netta dhe Eleni

Fituesja e Eurovision është Netta, përfaqësuesja e Izraelit dhe në vendin e dytë doli shqiptarja, Eleni Foureira duke përfaqësuar Qipron këtë vit.

E bukura e finales ishte se këtë herë ishin tre shqiptarë dhe ata ja dolën më së miri të siguronin vende të mira në kualifikim. Por në një koferencë të dhënë së fundmi Netta shprehet se në garë shihte vetëm veten e saj.

“Une dhe Eleni ishim ‘favorite’ për ta fituar, mendoj se fitoi autenticeti. Une isha në garë vetëm me veten time!”, shprehet Netta, teksa ‘thumbon’ Foureira-n, duke nënkuptuar se Eleni ishte “fallco”.

Për këtë deklaratë mediat greke e quajnë egoiste dhe thonë për fituesen e Eurovision: “Talent të madh mund ta quash, por zemërgjerë nuk mund ta quash”. Dhe ne i themi Netta-s, se sipas shumë fansash të ESC 2018 Eleni e meritonte ta fitonte, po ju si mendoni?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat