Lajm i hidhur nga aktorja e njohur, humb njeriun më të dashur

Mediale Vip

Lajm i hidhur nga aktorja e njohur, humb njeriun më të dashur

Më: 16 maj 2018 Në ora: 07:28
Nebahat Çehre

Një lajm i hidhur vjen nga aktorja e njohur turke, e njohur për disa role, Nebahat Çehre. Mësohet se nëna e aktores është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e ka ndarë me miqtë e saj edhe në rrjet aktorja e “Dashuri e ndaluar”, duke i dedikuar së ëmës edhe një mesazh të ndjerë.

 “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e mamasë sonë të dashur, Fethiye Muzeyyen Nar. Nuk do të të harrojmë kurrë”, - shkruan aktorja në një postim, ku lajmëroi ndër të tjera edhe përcjelljen për në banesën e fundit.

Çehre, një prej personazheve më të kërkuar në Turqi, vijon jetën me rolet në serialet më të ndjekur në Turqi. Aktualisht, ajo 74-vjeçarja është duke shqyrtuar një kontratë të re me një produksion të njohur për të nisur një serial të ri televiziv.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat