Pas EuroSong...Eugent Bushpepa bën denoncimin, po vidhen para nën emrin e tij

Mediale Vip

Pas EuroSong...Eugent Bushpepa bën denoncimin, po vidhen para nën emrin e tij

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:57
Eugent Bushpepa

Këngëtari Eugent Bushpepa pasi u kthye plot sukses dhe famë nga skena e Eurovizionit ka denoncuar një rast abuzimi që po bëhet duke përdorur emrin e tij.

Këngëtari shkruan se disa persona me pretendimin se janë ‘Eugenti’ po kërkojnë para nga njerëz të ndryshëm.

Eugenti e ka bërë këtë denoncim me anë të një postimi në Facebook.

“Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE.
Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni.” shkruar Eugenti në postimin e tij. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat