“Rrëqethem si ditën e parë që dëgjova zëri tënd”, për cilën kolege e ka fjalën Elvana Gjata?

Mediale Vip

“Rrëqethem si ditën e parë që dëgjova zëri tënd”, për cilën kolege e ka fjalën Elvana Gjata?

Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:39
Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima

Dy këngëtaret e njohura dhe të dashura për publikun shqiptar, Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima kanë një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën.

Ato nuk ngurrojnë që ta shprehin këtë edhe publikisht. E teksa Elvana mbajti në shkurt koncertin e saj, Besa i thotë se “është shumë krenare për të. “Albumi dhe koncerti jot ishin magjik. Të dua motër”, i shkruante Kokëdhima mikes së saj.

Por këtë herë është radha e Elvanës që të mbështesë shoqen dhe kolegen e saj. Mbrëmë ka qenë koncerti “Diva Show”, ku në Pallatin e Kongreseve u ngjitën në skenë këngëtaret Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.

E sigurisht që Elvana ishte aty në rreshtin e parë për të mbështetur mikeshën e saj të cilën e vlerëson publikisht. “Rrëqethem njësoj si ditën e parë që dëgjova zërin tënd” , shkruan ajo mbi videon e postuar.

Mesa duket postimi i Gjatës i ka pëlqyer Besës, e cila e ka publikuar në “Instastory” duke i thënë se e do.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat