Arrestohet T.I

Mediale Vip

Arrestohet T.I

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:54
Këngëtari T.I.

Këngëtari T.I. është arrestuar ditën e mërkurë në lagjen ku banon.

Sipas raportit të policisë T.I ishte i gatshëm që të përleshej me rojën e lagjes, pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar të futej brenda.

Roja i ka thënë policisë se nuk e kishte njohur këngëtarin, andaj edhe ia kishte ndaluar hyrjen. Në ato momente T.I ishte nevrikosur dhe kishte filluar t’i bërtas atij, kështu duke e detyruar t’ia lejonte hyrjen. Mirëpo gjithçka nuk përfundoi këtu. Këngëtari pasi ishte futur brenda ishte kthyer tek roja dhe e kishte kërcënuar. E në ato çaste roja kishte telefonuar policinë.

Sipas policëve T.I ishte i dehur kur ata kishin arritur në vendin e ngjarjes. Këngëtari ka përfunduar në pranga për sulm të thjeshtë , sjellje agresive dhe dehje në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat