Tuna s’po i ndal aktivitetet, ja çfarë bën si një nënë shembullore

Mediale Vip

Tuna s’po i ndal aktivitetet, ja çfarë bën si një nënë shembullore

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:13
Altuna Sejdiu

Kilogramët që lë shtatzënia, i hoqi të tërët e është e gatshme të dalë në skenë sikur Tuna e dikurshme, atraktive, seksi dhe energjike.

Këngëtarja Altuna Sejdiu është një nënë e përkushtuar për Tianin që sapo mbushi një vjet, por edhe për veten dhe fizikun e saj.

Ajo i është nënshtruar një regjimi ushtrimesh për të mbajtur trupin në formë të mirë fizike, e këtë pasdite i ishte përkushtuar punës, duke mbajtur në formë të pasmet e saj.

Tuna po ushtronte bashkë me Tianin, në një grup nënash të cilat kujdesen që edhe bebet e tyre të kenë shëndet të mirë e të familjarizohen me natyrën.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat