Dënohen me burg aktorët turq, mes tyre edhe Sarp

Mediale Vip

Dënohen me burg aktorët turq, mes tyre edhe Sarp

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:20
Çagatay Ulusoy dhe Gizem Karaca

Një gjykatë në Stamboll ka dhënë verdiktin për 34 të akuzuar për trafik droge, mes të cilëve shumë aktorë dhe emra të famshëm të showbizit turk.

“Sabah” raporton se në mesin e aktorëve të dënuar me 4 vite e 2 muaj burg janë edhe emrat e njohur të serialeve turke si aktorët Çagatay Ulusoy, Gizem Karaca, Yusuf Hasan Akgun, Huseyin Orçun Benli, etj.

Ata ishin arrestuar në një operacion anti-drogë ën Stamboll në Janar të vitit 2013 ndërsa më pas ishin lënë të lirë me kush. Gjyqi ndaj tyre vazhdonte prej më shumë se 5 vitesh.

Aktorët kanë hedhur poshtë akuzat për trafikim droge, megjithëse disa prej tyre kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

27-vjeçari Ulusoy, një prej aktorëve më të famshëm të serialeve turke, njihet në Shqipëri për rolin e Sarpit në serialin “I Infiltruari”, transmetuar në Klan Plus. Ai aktualisht po xhiron një serial për gjigantin “Netflix”.

Ndërsa aktorja dhe modelja Gizem Karaca, ka luajtur shumë seriale, mes të cilëve edhe “Dashuri Pa fund”.

Nëse dënimi lihet në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë e Turqisë, avokati Ugur Poyraz tha për gazetën “Posta” se aktorët do të qëndrojnë 22 muaj e 20 ditë në burg nga 4 vite e 2 muaj që është dënimi në total. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat