Në një debat të madh është përfshirë këshilltarja politike e kryekuvendarit Kadri Veseli, Arbana Xharra.
E gjitha nisi kur Xharra komentoj një fotografi nga dasma e princit Harry me aktoren amerikane Meghan Markle, e ishte pikërisht grimi i nuses ai që nxiti një debat mes politikanes dhe disa fytyrave tjera publike.
Xharra përmes një postimi, u kishte bërë thirrje femrave që mos t’i nënshtrohen mentalitetit provincial për të përcaktuar “normat e bukurisë”, duke marrë shembull princeshen e re.
Por a ju ka nënshtruar Xharra këtyre normava?
Duket se as ish-gazetarja dhe tani politikane, Arbana Xharra nuk i ka shpëtuar “nënshtrimit”, pasi në fytyren e saj janë vën re disa ndryshime me kalimin e viteve.
Mjafton të krahasosh pamje e saj në një video të rrallë gjatë luftës për mediat e huaja dhe ato t’i krahasosh me pamjet e saj të momentit, e ku për t’iu përshtatur “nomave të bukurisë” Xharra ka bërë një ndërhyrje në hundë.