“Faleminderit për dashurinë…”, Valbona Selimllari feston ditëlindjen, ja dhurata që mori nga Vera Grabocka

Mediale Vip

“Faleminderit për dashurinë…”, Valbona Selimllari feston ditëlindjen, ja dhurata që mori nga Vera Grabocka

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:37
Valbona Selimllari

Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila me pjesëmarrjen e saj në emisione të ndryshme është kthyer në një personazh shumë të dashur për të gjithë shqiptarët.

Bëhet fjalë për Valbona Selimllarin e cila ditën e sotme ka ditëlindjen. Ish-missi i parë shqiptar është surpizuar që në mëngjes nga një dhuratë shumë speciale që i ka ardhur në derën e shtëpisë.

Ka qenë regjisorja e njohur Vera Grabocka, e cila i ka bërë dhuratë një buqetë të madhe me lule. E sigurisht që Selimllari është lumturuar nga gjesti i mikes së saj, e për pasojë ajo e ka ndarë këtë ndjenjë me fansat e saj në “Instagram”.

“Qe ne mengjes troket dera, e ashtu si pergjumesh cohem ta hap dhe perpara meje ish kjo buqet e mrekullueshme dhe pas saj nje engjell qe me ka mbrojtur qe diten qe eshte futur ne jeten time . Faleminderit Vera Grabocka per dashurine dhe kujdesin qe me fal cdo dite te jetes time, ndjehem me shume fat qe je pjes e saj. Te dua shume shume”, përfundon Valbona në rrjete sociale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat