Richard Gere i rikthehet televizionit

Mediale Vip

Richard Gere i rikthehet televizionit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 21:21
Richard Gere

Aktori i “Pretty Woman”, Richard Gere do të rikthehet në televizion pas afërsisht 30 vjetësh.

Gere do ta shohim në rolin e një sipërmarrësi amerikan mediatik, në një dramë të realizuar nga BBC. Përkrah Richard Gere do t’i shohim edhe yllin e “Peaky Blinders”, Helen McCrory dhe Billy Howle.

Aktori është shprehur tejet i lumtur që do t’i rikthehet ekranit televiziv me një serial me skenar të Tom Rob Smith.

Gere i është bashkuar një grupi të gjerë aktorësh si Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon, që i janë kthyer televizionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat