Adelina rikthehet me bashkëshortin dhe djalin në Zvicër

Mediale Vip

Adelina rikthehet me bashkëshortin dhe djalin në Zvicër

Më: 30 maj 2018 Në ora: 06:47
Adelina dhe Vali

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili javë më parë shënoi rikthimin në tregun muzikor shqiptar me projektin e ri muzikor “T’iqja”.

Një këngë satirike e cila ironizon me realitetin e femrave të sponzoruara, bëri që kjo këngë të pritet mirë nga një masë e madhe e publikut.

Pas angazhimeve të shumta në projekte muzikore e koncerte të ndryshme, Adelina duket se ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushimi.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Valin, dhe djalin e tyre të vogël Uliksin, janë rikthyer në Zvicër, për të pushuar disa ditë në shtëpinë e tyre atje.

Ka qenë vet Adelina ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi, ku shfaqet pranë dy më të dashurve të saj, teksa pozojnë në një nga liqenet e shtetit helvetik.

“Shtëpia e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu rehatisë familjare që shijon në Zvicër.

Përndryshe, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë shtëpi edhe në Prishtinë, dhe ndajnë një jetë mes Kosovës dhe shtetit zviceran.

 

Home sweet home????

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat