Soni zbulon detaje nga bashkëpunimi me Jowell

Mediale Vip

Soni zbulon detaje nga bashkëpunimi me Jowell

Më: 30 maj 2018 Në ora: 16:43
Soni Malaj

Soni Malaj do të bëjë një bashkëpunim me një personazh të huaj shumë të suksesshëm, latin.

Në një lidhje telefonike në “Pop Culture”, Soni Malaj zbuloi detaje nga ky bashkëpunim. Bëhet fjalë për Jowell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën.

“Po më pëlqen, pasi jam duke eksperimentuar në një treg tjetër, pavarësisht se për tregun shqiptar duket i kërkuar nga unë në kohë, por totalisht të pafalshme”, tregon Soni.

Soni zbulon se me Jowell ka 3 bashkëpunime. “Me Jowell kam 3 bashkëpunime, 2 i kam në frëngjisht. Unë flas shumë mirë në frëngjisht dhe dilja shumë mirë duke kënduar në këtë gjuhë. Tashmë kemi edhe dy këngë të tjerë që i kam shumë përzemërt”, thotë Soni.

Më tej, ajo thotë se, bashkëpunimi lindi natyrshëm. Në fund, Soni foli edhe për klipin, duke thënë se ka dy muaj që ka mbaruar, por ka ende pak punë. “Është një këngë shumë e thjeshtë, por vetëm për çështje teknike e kam regjistruar atë 5 apo 6 herë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat