Albërija tregon kur e kërkuan me mblesëri dhe punën si dado në SHBA

Mediale Vip

Albërija tregon kur e kërkuan me mblesëri dhe punën si dado në SHBA

Më: 30 maj 2018 Në ora: 23:45
Albërije Hadërgjonaj

Albërije Hadërgjonaj sot është një emër i njohur për shqiptarët, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Këngëtarja rrëfeu këtë të mërkurë në Top Show jetën si vajzë, nënë, grua dhe gjyshë.

E nisi duke treguar kërkesën që pati për t’u martuar me mblesëri, sapo ishte divorcuar.

“Më thotë nëna para dy vitesh: cucë kanë ardhur me të lyp. Kishin vajt dy burra, ata afër aty, të zonës dhe i kishin thënë nënës time: kemi dëgjuar që të është ndarë vajza me burrin dhe kam djalin në Zvicër. Ka qenë i martuar me një zvicerane dhe ka një fëmijë. Kemi shumë respekt për familjen tënde, – ishin shprehur ata”, tregon Albërija.

Por si u përgjigj e ëma?

“I kishte thënë që Albërija është në Amerikë dhe nuk ma do mendja që ajo do të martohet më”, shtoi këngëtarja.

Thotë se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar shumë herë, ndërsa tregon edhe punët e para që ka bërë në SHBA.

“Po bëj gjashtë vite në Amerikë. Në fillim kam punuar dado (babysitter) dhe kam bërë gjithçka që m’u desh që të mbijetoja në një vend tjetër”, tregon Albërija.

Në shtëpinë e parë kishte pak gjëra brenda.

“Morëm një shtëpi, kisha 20 mijë dollarë me vete. Ka qenë një agjent shqiptar që më ka ndihmuar të gjej shtëpinë. Doja shtëpinë afër shkollës. Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh. Morëm shtëpinë, një dyshek dhe një kolltuk, një televizor dhe një qen që e kishim marrë nga këtu. Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal.”, shton ajo.

Për Anxhelinën nuk thotë shumë.

“Jam nëna më krenare në botë për Anxhelinën”, thotë Albërija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat