Publikohet video e Françeska Jaçes duke bërë sherr në mes të klubit

Mediale Vip

Publikohet video e Françeska Jaçes duke bërë sherr në mes të klubit

Më: 31 maj 2018 Në ora: 14:01
Françeska Jaçe

Françeska Jaçe është një prej femrave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Me fotografitë e saj mjaft seksi tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Por së fundmi në rrjet është publikuar një video ku thuhet se protagoniste është pikërisht ish-banorja e “Big Brother”-it. Ajo është përfshirë në një sherr në mes të një klubi.

Ndërkohë në video shohim një grup personash të mbledhur dhe njëri prej tyre duket se qëllon me grushte. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Françeska, e cila mesa duket ka preferuar të qëndrojë në heshtje për videon e sherrit të publikuar nga “Vipat e bllokut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat