Tha në shqip se i donte shqiptarët, Sfakianakit i ndodh e papritura në Greqi

Mediale Vip

Tha në shqip se i donte shqiptarët, Sfakianakit i ndodh e papritura në Greqi

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 08:15
Notis Sfakianakis

Ardhja e këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Shqipëri një javë më parë, ku dha një koncert në Pallatin e Kongreseve, u shoqërua me shumë debate në vendin tonë. E gjithë nisi për shkak se këngëtari dikur ka qenë pjesë e “Agimit të Artë” dhe bënte thirrje kundër shqiptarëve duke i cilësuar ata si racë inferiore dhe kokë palarë.

Por në momentin që ai erdhi në Shqipëri, tha se çdo gjë ishte manipuluar nga mediat dhe se ai kurrë nuk ka sharë popullin tonë. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel” Sfakianakis tha: “Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha”.

Madje ai shtoi në shqip: “Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”. E mesa duket këto deklarata kanë shkaktuar shumë debate dhe zemërim te bashkëpunëtorët e tij.

Njëri prej tyre, autori i disa prej këngëve të Notis, Giorgos Moukidis e ka ndaluar këngëtarin të këndojë këngët e tij.

“Ndalohet shfaqja publike e këngëve të mija nga ana juaj zoti Notis Sfakianakis. Me një urdhër që do të publikohet në ditët në vazhdim unë e ndaloj shfaqjen publike të këngëve të mija nga këngëtari Notis Sfakianakis”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat