Luana e ftuar te “Xing me Ermalin”: Merrni ujë të ftohtë me vete, do jetë emision shumë i nxehtë

Mediale Vip

Luana e ftuar te “Xing me Ermalin”: Merrni ujë të ftohtë me vete, do jetë emision shumë i nxehtë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:25
Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi

Kur moderatori Ermal Mamaqi publikoi pak javë më parë një video ku shfaqej së bashku me Luana Vjollcën, të gjithë u bënë kuriozë se ç’po kurdisnin ata të dy.

E kanë qenë pikërisht Ermali ai që ka zbuluar këtë “mister”. Ai ka postuar një tjetër video në rrjetin social “Instagram”, ku thotë se Luana do të jetë e ftuar në emisionin e tij,

Mamaqi njofton fansat që në 6 qershor të shkojnë në “TV Klan” për të ndjekur live Luanën në “Xing me Ermalin”.

“Merrni ujë të ftohtë me vete se do jetë një emision shumë i nxehtë”, shprehet Luana duke i lënë të gjithë kuriozë ç’do ndodhë.

“Më në fund…Luana Vjollca në Xing me Ermalin. Ju që doni ta shikoni live, ejani të mërkurën 6 qershor në TVKlan. Emisioni më i nxehtë”, shkruan Ermali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat